
Sot në ora 14, në Pallatin e Bardhë në selinë e VMRO-DPMNE-së, grupet punuese të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “VLEN” do të mbajnë takimin e parë për marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Deri më tani në takimin e liderëve janë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit të bazuara në tri qëllime: integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.
Izet Maxhiti paraprakisht ka thënë se Qeveria do të ketë rreth 80 deputetë.
Për ta prioritet janë ndryshimet kushtetuese dhe me VMRO-DPMNE-në do të kërkojnë garanci ndërkombëtare.
Negociatat janë larg pikës së shpërndarjes së portofoleve, por “VLEN” nuk mjaftohet me pjesëmarrje të vogël në pozitat drejtuese.
Por VMRO-DPMNE beson se duke marrë parasysh mandatet e fituara, duhet të menaxhojnë funksionet më të rëndësishme të shtetit.



