LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska fillon mandatin me takim me përfaqësuesit fetarë në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e sapo zgjedhur e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska sot do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të shënuara në Kushtetutë: kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, kreun e Kishës Katolike, peshkopin e Shkupit dhe udhëheqësin e dioqezës së Strumicës – Shkupit, Kiro Stojanov, kryetarin e Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore – Metodiste, Emil Zaev, kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi, si dhe drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski.

Siljanovska Davkova ishte inauguruar më 12 maj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku dha deklaratë solemne para Kuvendit pas çka filloi të rrjedhë mandati i saj pesëvjeçar si shefe e shtetit. Siljanovska Davkova është presidentja e gjashtë që nga pavarësia e shtetit dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close