Sport

16 të infektuar me COVID-19 te Flamengo, shkarkohet fotografi!

16 të infektuar me COVID-19, Flamengo ka marrë lajmin e keq menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar për Copa Libertadores në Ekuador ndaj Barcelona de Guayaquil me rezultatin 1-2, ku pjesa më e madhe e grupit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sikur të mos mjaftonte kjo ishte fotografi i ekipit që e ndërlikoi akoma më shumë situatën. Ai shkrepi një foto të lojtarëve në avion pas fitores, të cilët ishin të gjithë pa maska. Kaq mjaftoi që fotoja të bënte xhiron e internetit, ku në qëndër të kritikave u vendos klubi brazilian. I menjëhershëm ishte reagimi i Flamengos, pasi drejtuesit e klubit e shkarkuan menjëherë fotografin. Bëhet fjalë për Matheus Grangeiro, i cili tashmë nuk më pjesë e skuadrës. “Në 10 vite punë në futboll dhe në 26 vite jetë ata nuk më kanë bërë asnjëherë diçka të tillë. Gjithsesi i falenderoj për mundësinë e dhënë,” ishin fjalët e fotografit në “Instagram”. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me sfidën Palmerias-Flamengo që është në program këtë të dielë për kampionat, do të shtyhet apo Flamengo do të zbresë në fushë me të rinjtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close