
Policia e Shtetit feston sot 112 vjetorin e krijimit dhe në të gjithë vendin, drejtoritë rajonale kanë zhvilluar aktivitete për këtë datë të shënuar.
Në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Policisë së Shtetit Ilir Proda, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.
Proda përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që është frymëzim për të gjithë brezat.
Ai tha se dera e Policisë së Shetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë.
Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve të Policisë, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



