
Agron Limani është bashkautor i monografisë “Fshati i Vrarë” për masakrën e Krushës së Vogël, libër i cili u ka shërbyer institucioneve të drejtësisë si dëshmi në rastin ku është dënuar Darko Tasiç.
Gjatë luftës, Agron Limani ka qenë ushtar i UÇK-së, e ka të vrarë vëllain, ndërsa babai, axha dhe djali i axhës së tij, të tre, mbesin ende të zhdukur.
“Misioni i tij në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë kishte nisur me drejtimin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer “26 Marsi 1999”” – thuhet në komunikatën e Qeverisë në detyrë
Me profesion LImani inxhinier i elektroteknikës, ndërsa ka qenë edhe drejtor i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit.
Kurti ka potencuar më tej se, përkundër pengesave dhe sabotimit të vazhdueshëm nga Serbia, do të vazhdojë përkushtimi i palëkundur në përpjekjet për kërkim të së vërtetës, me qëllim zbardhjen e fatit të secilit prej më të dashurve tanë të zhdukur më dhunë gjatë luftës së fundit, si dhe vënien e drejtësisë në vend.
Ai ka përmendur edhe gërmimet e fundit në Kalludër të Zubin Potokut të cilat sipas tij, janë kryekëput rezultat i punës së institucioneve të kosovare, duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve për trysni që Serbia të zbatojë Deklaratën e 2 majit 2023 për personat e zhdukur me dhunë, në veçanti për hapjen e arkivave të forcave të saj, përfshirë këtu ndryshimin e vendimit për klasifikim 30 vjeçar, deri më 2044, përkatësisht hapjen e arkivit së Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave.



