
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri i cili po qëndron në Francë në një vizitë zyrtare është pritur në takuim nga kryetari i komunës së Lucingesz zotri Jena Luc Soulat, me të cilin kanë biseduar për procesin e binjakëzimit i cili mori drejtimin e duhur, ku të dy komunat do të vazhdojnë të punojnë së bashku për shkëmbimin e përvojave konkrete në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe agroturizmi. Kryetari Jena Luc u ftua zyrtarisht për të vizituar komunën e Tearcës, për të finalizuar protokollin bilateral ndërmjet dy komunave.
Falënderime dhe mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga z. Jena Luc Soulat, kryetar i komunës së Lucinges, së bashku me kryesinë dhe stafin e tij.
Gjatë këtij takimi, procesi i binjakëzimit mori drejtimin e duhur, ku të dy komunat do të vazhdojnë të punojnë së bashku për shkëmbimin e përvojave konkrete në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe agroturizmi. Kryetari Jena Luc u ftua zyrtarisht për të vizituar komunën e Tearcës, për të finalizuar protokollin bilateral ndërmjet dy komunave.
Gjatë ceremonisë ishte një nder i veçantë të takoja znj. Virginie Duby-Muller, deputete në Parlamentin e Francës, si dhe kryetarët e komunave nga Këshilli i Qarkut Annemasse, një zonë kufitare me Gjenevën.
Shpreh mirënjohje të thellë për realizimin e agjendave bilaterale ndaj Ambasadorit Tahir Shabani, President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me seli në Francë.



