
SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj M.B. (23) nga Shkupi dhe N.J. (22) nga Manastiri, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Siç thuhet në buletinin policor, më 2 korrik 2026 në Shkup, gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Seat”, të drejtuar nga i kallëzuari i parë, ndërsa e kallëzuara e dytë ishte pasagjere, gjatë kontrollit personal të tyre është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur.
Ndërsa më 3 korrik 2026, gjatë bastisjes në një objekt në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë, kokainë dhe tableta MDMA.


