LajmeSport

Zyrtare: Arteta ka vazhduar kontratën me Arsenalin

Arsenali ka njoftuar se trajneri Mikel Arteta dhe trajneri i ekipit të femraveJonas Eidevall kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin.

Klubi ka publikuar fotot e të dy trajnerëve, ndërsa spanjolli Arteta ka nënshkruar deri në vitin 2025.

“Jam i emocionuar, mirënjohës dhe me të vërtetë i lumtur sot”.

“Ne duam ta çojmë klubin në nivelin tjetër dhe të konkurrojmë vërtet me skuadrat më të mira. Për ta bërë këtë, ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve”.

“Ne duhet të jemi në gjendje të evoluojmë skuadrën, të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha departamentet, të krijojmë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë, të përmirësojmë atmosferën në Emirates, të jemi në gjendje të rekrutojmë talentet më të mirë dhe njerëzit më të mirë për këtë klub”, ka thënë , Arteta.

Jonas Eidevall, trajner i ekipit të femrave, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re pas një sezoni të parë mbresëlënës në Londër, deri në fund të sezonit 2023/24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close