LajmeSport

UEFA do të prezantojë rregullin e ri revolucionar

Ish-arbitri anglez Mark Clattenburg ka zbuluar se UEFA po mendon seriozisht të prezantojë një rregull të ri revolucionar në futboll, duke reduktuar kohën nga 90 në 60 minuta, por një periudhë që do të matet për lojën aktive dhe matja e kohës do të ndërpritet gjatë pushimeve. Kjo synon të parandalojë zvarritjen e lojës nga ekipi që ka në favor rezultatin.

Britanikët po e rinisin këtë iniciativë pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester City, kur “mbretërit” e kompeticionit, pasi shënuan golin e tretë, ulnin ritmin me ndërprerje dhe vonesa të shumta.

“Shpenzimi i kohës po bëhet një problem serioz, që duhet zgjidhur. Për mendimin tim, do të ishte më mirë të zvogëlohej koha e lojës nga 90 në 60 minuta, por të ndalohet ora (matja e kohës) në çdo pushim.

Jam i informuar mirë, e di që FIFA dhe Collina tashmë po mendojnë në këtë drejtim. Kur mund të bëhet në basketboll, pse jo edhe në futboll. Kështu, ndeshjet do të zgjasin të gjitha njësoj… Shikoni statistikat në Angli, koha mesatare e lojës në Premier League është 55 minuta e 3 sekonda.

Më së paku futboll është luajtur në ndeshjen West Ham-Brentford, 41 minuta e 33 sekonda, ndërsa më së shumti në ndeshjen Manchester City-Burnley, 65 minuta e 42 sekonda. Ajo për të cilën duhet të përpiqemi është të shikojmë një orë futboll aktiv”, – tha Clattenburg.

Related Articles

Back to top button
Close
Close