
Zvicra vendosi sot sanksione shtesë kundër individëve dhe subjekteve të caktuara ruse, në përputhje me listën e zgjeruar të sanksioneve të BE-së të miratuar dje.
Sipas qeverive në Bernë, sanksione shtesë u vendosën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters.
“Lista e sanksioneve zvicerane tani është plotësisht në përputhje me listën e BE-së”, tha qeveria në një deklaratë.
Thuhet se në përputhje me sanksionet e fundit, nga mesdita e sotme do të ngrihen pronat e oligarkëve të tjerë dhe biznesmenëve të njohur në Zvicër.



