LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë mund të ketë mangësi, nuk tentojmë ta kontrabandojmë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot para gazetarëve foli në lidhje me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për të cilin tha se është pritur për 22 vite. Gashi theksoi se ligji nuk është perfekt, por shtoi se “më mirë të kemi ligj, se sa të mos kemi fare”.

“Nuk është ideja që të kontrabandohet diçka për të cilën ne punojmë për dy vjet me pjesëmarrje të ekspertëve. Ligji është sjellë me procedurë të rregullt dhe me debat publik. Unë provoj që të krijohet hapësirë që të diskutohet në mes grupeve parlamentare që të kalojë një ligj aq i rëndësishëm që jemi duke e pritur për 22 vite”.

“Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat politik, që të bindemi se ai ligj është i nevojshëm për momentin. Nuk kemi thënë që ligji është perfekt, ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po supozohen. Unë mendoj se duhet të ketë ligj për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Shumë më mirë është të kemi ligj, se sa të mos kemi fare”, tha Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close