LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami ndanë Çertifikatat për garat e gjuhës angleze “Speelling Bee”organizuar nga Këndi Amerikan në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot së bashku me përfaqësues të Këndit Amerikan në Tetovë kanë ndarë Çertifikatat për garat e gjuhës angleze “Speelling Bee” shrkuan Top24.
“I nderuar të marr pjesë në ndarjen e Certifikatave 📄📝 për garat e gjuhës angleze “Germëzimi” ose e njohur në anglisht si “Speelling Bee” të organizuar nga Këndi Amerikan në Tetovë. Komuna e Tetovës shpreh gatishmëri të plotë për të mbështetur dhe përkrahur aktivitetet arsimore 📖📚 që vënë në spikamë cilësinë dhe konkurrencën.
Komunikimi në anglisht tashmë është bërë edhe një nevojë e domosdoshme, por nxënësit duhet të mësojnë edhe gjuhën e tyre amtare për të pasuruar fjalorin e tyre. Inkurajoj nxënësit pjesëmarrës të garës, por edhe atyre që nuk kanë mundur të jenë në mesin e më të mirëve të vazhdojnë të mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, kulturën dhe traditat e njëri tjetrit për të ndërtuar kështu një të ardhme të sigurt, të qetë dhe prosperuese.
Për këtë aktivitet që është realizuar në kohë pandemie, falenderojë stafin e Këndit Amerikan në Tetovë, drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në organizimin e garave në anglisht.”, ka shkruar krytari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përcjell Top24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close