
Kreu i PD-së Sali Berisha zbuloi detaje në lidhje me vizitën që pritet të ketë në SHBA. Në një dalje për mediat, Berisha tha se do të shkojë në Teksas, ku do të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mesmandatit.
I pyetur nga gazetarët nëse ka fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm në SHBA, Berisha tha: “Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”.
I pyetur nëse ka marrë ndonjë njoftim të orëve të fundit për pasaportën, Berisha u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat”.



