LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr në Bulevardin Jugor në Kisella Vodë të Shkupit

Një objekt-magazinë është përfshirë nga zjarri në Bulevardin Jugor, në komunën e Kisella Vodës, në Shkup. Në terren ndodhen ekipet e Brigadës Territoriale Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, të cilat kanë nisur shuarjen e flakëve, njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas drejtorit të DMSH-së, Stojançe Angellov, nga objekti i përfshirë nga zjarri janë dëgjuar shpërthime, që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e instalimeve elektrike.

“Re të dendura tymi të zi shihen edhe nga distanca”, deklaroi Angellov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close