
Një zjarr i madh ka shpërthyer ne afërsi të Athinës, Greqi, prej mbrëmjes së djeshme. Deri tani janë evakuuar 6 fshatra, për arsye paraprake.
Një zjarr i madh ka shpërthyer ne afërsi të Athinës, Greqi, prej mbrëmjes së djeshme. Deri tani janë evakuuar 6 fshatra, për arsye paraprake.
Zjarri që shpërtheu mbrëmë në një zonë pyjore, në Schinos Loutraki, vazhdon ende, ndërsa orët e para të mëngjesit të së enjtes mbërritën në vend, avionët zjarrfikës.
Zëdhënësi i Forcave së Zjarrfikësve, Vasilis Vartakogiannis ka thënë sot: “Forcat e zjarrfikësve po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar zjarrin e madh, i cili për shkak të erërave perëndimore drejtohet drejt Maleve Geraneia. Deri më tani, ne nuk kemi të dhëna zyrtare mbi dëmtimin e shtëpive, shumica e të cilave janë shtëpi pushimi dhe nuk janë të banuara në këtë kohë.”
Zëdhënësi i Forcave së Zjarrfikësve konfirmon për mediat greke se deri më tani fshatrat e Schinos, Agia Sotira, Vamvakes, Mavrolimni, Mazi dhe Paraskeva, si dhe dy Manastire të Shenjta të Agios Ioannis dhe Agia Paraskevi janë evakuuar.



