SportTopLajm

Zidane flet për eliminimin nga Bilbao dhe formën e dobët të Hazardit

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard, pasi ai u mundua të ndikonte në humbjen 2-1 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten.

Dy golat e pjesës së parë nga Raul Garcia ishin të mjaftueshme për të dërguar skuadrën baske në finale, pasi goli i Karim Benzema nuk vlejti asgjë për Mbretërit.
Kjo humbje dhe paraqitja jo e mirë e lojtarëve, e në veçanti e belgut Hazard ka lënë shije të hidhur te tifozët e Los Blancos, por jo edhe te trajneri Zidane.

Zidane ka thënë se ekipi dhe Hazard u munduan të bëjnë më të mirën, por atë e arritën vetëm në pjesën e dytë dhe jo në të parën.
“Pjesa jonë e parë ishte e vështirë, ne nuk e filluam ndeshjen mirë. Është ajo që ata kishin, dy raste dhe dy gola. Ka qenë e komplikuar. Kur je 0-2 është gjithmonë e vështirë. Pastaj kemi pasur një pjesë të dytë më të mirë, krijuam raste, goditëm shtyllën, shënuam një gol”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne nuk e lexuam mirë pjesën e parë. Ata shtypën mirë dhe ne humbëm posedimin. Ju duhet të vazhdoni të punoni, të përpiqeni të pushoni mirë dhe të mendoni për ndeshjen tjetër. Ne u përpoqëm në pjesën e dytë”.

“Ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, nuk ka mundësi tjetër. Tani, të pushojmë mirë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”.7“Duhet të jesh i duruar, ajo që i duhet është të shënojë një gol. Duhet të jesh i duruar. Skuadra është përpjekur. Duhet të ktheni faqen dhe të vazhdoni të punoni. Ne nuk mund të çmendemi tani”.

“Nuk mendoj se njerëzit janë lodhur prej tij. Duhet të jesh i durueshëm me të. Ai dëshiron ta nxjerrë më të mirën. Sot nuk ishte vetëm Eden. Ne e filluam lojën keq, por ai bëri mirë në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close