LajmeMaqedoniOpinion

Ziadin Sela, standard i ri i politikës shqiptare në Ballkan!

Zakonisht kur shkruan për liderin e partisë në të cilën edhe ti vepron, krijohen mundësi reale për keqkuptime e paragjykime të llojit, që ja lavdërojnë liderin për të përfituar poena dhe ngritje hierarkike për brenda subjektit, apo për të fituar simpatinë e tij, po edhe mendime të tipit që është normale të lavdërohet lideri i partisë etj etj.

Megjithate unë sot dua të shkruaj për disa karakteristika dhe standarde që Ziadin Sela i vendosi në politikë e për të cilët duhet opinionistët e analistët të shkruajnë, debatojnë e flasin me idenë që veprimet e tij të bëhen model e të ndjeken nga gjithë liderët e partive tjera politike, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe me gjërë.

Fenomeni i uzurpimit të partisë duke shfrytëzuar pozitën e të kryetarit të saj, fatkeqsisht është shëndrruar në një model dhe se shumica e kryetarëve të partive politike shqiptare e kanë shumë të vështirë, por mos thënë të pa imagjinueshme ta lëshojnë pozitën e të parit të partisë, pa marë parasysh rezultatet, qofshin ato negative por edhe pozitive.

Nëse analizojmë subjektet politike në Maqedoninë e Veriut, kemi një parti BDI e cila që nga themelimi i saj në vitin 2002 udhëhiqet nga një kryetar dhe se as ai as udhëheqsia monentale por edhe struktura e tyre as që guxojnë të mendojnë për një lider të ri, duke krijuar kështu mit se ai është i pa zavendëdueshëm dhe duke u mbështetur edhe në faktin që vazhdimisht janë në pushtet dhe kjo ndodhë sipas tyre për shkak të udhëheqësit të tyre.

Në këtë subjekt gjatë fusnkionimit kanë ndodhur gjëra shumë negative, ka pasur rënie e humbje të bastioneve kryesore mandej në zgjedhjet e fundit lokale humbin edhe komuna të mëdha si Tetova e Gostivari etj, por askujt nga BDI nuk i shkon në mendje të kërkoj dorëheqjen e zëvendsimin e tij.

Gjithashtu PDSH e dikurshme e Arbër Xhaferit që nga viti 2006 udhëhiqet nga kryetari i cili mori partinë në menaxhim edhe pse atë botë PDSh ishte forcë e madhe me peshë në skenën politike në Maqedoni, megjithatë menaxhimi i keq i kryetarit Thaçi e solli partinë në fazë të falimentimin duke e lënë me vetëm një deputet dhe një këshilltarë, por që asnjëherë nuk mori guximin të ofroj dorëheqjen e parevokueshme që ta shpëtonte subjektin politik.

Në vitin 2015 u krijua edhe një subjekt i ri politik me emrin Lëvizja Besa, e cila në atë botë shihej gjithashtu si shpresë dhe opcion i mirë politik.
Por edhe pse subjekt i ri politik edhe pse me figura të reja politike, “sëmundja” e të qenurit i pari i partisë e dërgoi kët subjekt politik drejtë ndarjes, sepse kryetari Bilall Kasami nuk ofronte dorëheqjen, ndërsa kandidati tjetër Afrim Gashi me çdo kusht e dontë pozitën e të parit e me ketë e ndanë partinë në dy pjesë, mandej fillimisht duke e emruar si krahu i Shkupit dhe i Tetovës e pastaj edhe si dy subjekte të ndara.

Fenomenet e tilla i kemi edhe te partitë politike në Shqipëri.
Partia Socialiste që udhëheq me qeverinë tani më tre mandate në të njejtën kohë udhëhiqet nga i njejti kryetar tani mbi 10 vite dhe se as që mendohet ndrrimii i tij, kjo ndoshta edhe mund të arsyetohet për shkak të shkathtësisë së kryeministrit Rama në botën diplomatike, megjithatë rregullii preferuar demokratik prej dy mandatesh nuk vlen asnjëherë në subjektet politike shqiptare.

Në anën tjetër kemi PD opozitare e cila nuk mund të shkëputet nga udhëhqësi shpirtëror i tyre Sali Berisha,i cili edhe pse bëri një pauzë disa vjeçari nga të qenurit kryetar i partisë, ai përsëri edhe pse në moshë të pleqërisë, bëri çmos dhe mori drejtimin e PD, duke vrarë shpresën për ndryshim të rinisë dhe opozitës në përgjithësi.

Krahas dy subjekteve politike në Shqipëri me rol të veçant ka qenë edhe LSI e Ilir Metës tani me emër të ri Parta e Lirisë.
Ky subjekt që nga themelimi i saj udhëhiqet nga një lider, me një pushim gjatë kohës kur Ilir Meta ishte president i Shqipërisë, por që udhëhqjen ja besoj bashkëshortës së tij e jo dikujt tjetër, e ditën kur i mbaron mandati i presidentit Meta të nesërmen u rikthye si kryetar i partisë mandej duke ja ndryshuar emrin edhe subjektit politik.

Kosova kohën e fundit ka filluar të ecë pak më mbarë në këtë drejtim sepse me partitë politike udhëheqin kryesisht figura të reja politike por që edhe atje egziston fenomeni i liderit të pa zëvendësueshëm.

LDK ja deri para dy viteve udhëhiqej nga një kryetar i cili ishte në gjendje ta shkatrronte partinë por vetëm mos ta lështonte pozicionin e tij.
Mosha, sëmundja, rezultatet negative që mirrte aspak nuk i bënin përshtypje Isa Mustafës, por vetëm dëshira që ta mbante peng vendin e të parit të LDK.

Ndryshimet në kreun e PDK mbase ishin të imponuara nga ndikimrt r proceseve tjera jashta amblemës partiake, fillimisht kur kryetari Hashim Thaçi u zgjodh President i Republikës së Kosovës e më pas kur detyrimisht u paraburgosën në Hagë, por për ndryshe në rrethana tjera do të ishte e pa imagjinueshme ndryshimi i pozitës së kryetarit qoftë i presidentin Hashim Thaçi apo Kadri Veselit.

AAK e Ramush Haradinaj që nga themelimi udhëhiqet nga ai dhe përkundër rezultateve qofshin pozitive qofshin negative në këtë subjekt është e pa imagjinueshme ndryshimi i lidershipit të kësaj partie, pra jo kryetari i partisë po partia e kryetarit.

Fatmir Lima dhe subjekti i tij Nisma në zgjedhjet e fundit ngelen jashta parlamentit të Kosovës, megjithate ai akoma vazhdon të jet në pozitën e kryetarit.

Raste të tilla ku kanë qenë në gjendje të ndajnë në dysh partinë, por mos e lëshojnë pozitën e kryetarit të partisë ka patur edhe në Luginën e Preshevës.

Pra shembullin e Ziadin Selës nuk mund ta gjejmë në asnjë subjekt tjetër politik dhe tek asnjë lider tjetër.

Ai sakrifikoj gjithçka nga vetja e tij për të krijuar një subjekt politik i cili shumë shpejtë u shëndrrua në një faktor të rëndësishëm politik në Maqedoninë e veriut, ai ishte iniciatori i idesë së përkufizimit të mandatit të kryetarit të partisë në dy mandate, ai u përkujdes të krijonte figura dhe pasardhës të tij, e jo si bëjnë tjetër ku luftojnë konkurencën që të jenë rehat në krye të pashallekut të quajtuar parti.
Ai dha dorëheqje edhe pse ishte në fillim të mandatit të dytë për shkak të rezultatit të dobët për këshillin komunal në Tetovë.

Ai me aq klas dhe elegance mandej me mesazhe të forta politike i qendroi në krah nënkryetarit të deri tanishëm Dr. Arben Taravarit që nga caktimi i tij si UD kryetar e sidomos në Kongresin e jashtazkonshëm kur Ziadin Sela jo vetëm me fjalimin briliant por edhe me sjelljen e tij, me gjestet e mimikat që tërë kohën i shfaqte, tregoi hapur se si duhet të sillet në të vërtetë një lider, duke dorëzuar shtafetën e të parit të partisë dhe duke premtuar hapur se do të jetë dora e djathtë e kryetarit tani më të ri.

Kjo ka qenë pika e fortë e Ziadin Selës që unë deshta ti bëjë analizë, për ndryshe ai njihet edhe për shumë standarde tjera që duhe të ndiqen e zbatohen nga të gjithë.
Ai tërë kohën u përpoq të bashkonte shqiptarët politikisht, edhe pse pas çdo tentimi mirrte goditje asnjëherë nuk u zbraps.
Ai instaloi tryezën e partive politike shqiptare, edhe pse në shumë raste nga eksponent të caktuar tentohet të keqpërdoret ky mekanizëm shumë i rëndësishëm politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ziadin Sela hynte në bisedime për të formuar shumicë qeveritare jo me kërkesa por me kushte, standard i ri në politik.
Ziadin Sela mbahet mend që për 100 ditëshin e qeverisë Zaev një, solli ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ziadin Sela dhe subjekti i tij politik është subjekti i parë që del nga qeveria duke mos lejuar njëllosjen për disa benefite që mund ti kishte ASH asaj kohe.

Ziadin Sela dhe ASH mbahet mend që ishte partia e cila nga opozita arriti që duke shfrytëzuar mekanizmin e bllokimit të Kuvendit, të sjellë ligjin për shtetësi, ligj ky që shumë shqiptarëve do të ua zgjidh një çeshtje jetike, e që deri tani që nga pavarsimi i RMV asnjë parti politike edhe nga pozita e të qenurit pjesë e qeverisë nuk kishte arritur të sillte një ligj të tillë, madje as BDI-ja e ardhur në skenën politike me bagazhin e luftës.

Veprimet e Ziadin Selës duhet ndjekur e kultivuar jo vetëm nga funksionarët e ASH por edhe nga partitë tjera politike.
Standardet që ai vendosi duhet të jenë model, të ruhen dhe vendosen si rregulla të funksionimit te partitë politike, sepse në këtë menyre do të ngriten standardet dhe do të hapen më shumë mundësi edhe për të rinjtë që kanë ambicie politike dhe duan të arrijnë sa më lartë në hierarkitë partiake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close