KurioziteteLajme

Zhvillohet rrjeti i parë nervor i lëngshëm që mëson nga përvoja

Shkencëtarët kanë zhvilluar rrjetin e parë nervor të lëngshëm, një sistem i të mësuarit automatik që jo vetëm përditësohet gjatë fazës së trajnimit, por edhe vazhdon të mësojë nga përvoja.

I krijuar nga grupi shkencor i Institutit të Teknologjisë Massachusetts (MIT), në Boston, ai paraqitet në një artikull të botuar në faqen e internetit “ArXiv”, që mbledh kërkime në pritje të rishikimit nga komuniteti shkencor.

“Rezultati premton zbatime të rëndësishme në sistemet e inteligjencës artificiale të automjeteve, që vetëdrejtohen dhe ato që lidhen me diagnozat mjekësore, të bazuara në të dhënat që ndryshojnë vazhdimisht me kalimin e kohës”, thanë autorët e hulumtimit.

Ky studim u frymëzua nga rrjetet nervore të gjallesave, veçanërisht ato të krimbave Caenorhabditis elegans, që përdoret si model në studimet e biologjisë.

 

 

Sipas studiesve, sekreti i këtyre rrjeteve nervore janë algoritmet fleksibël, të aftë për të modifikuar vazhdimisht ekuacionet e tyre, për t’i përshtatur ato me të dhënat e reja të mbledhura kohë pas kohe, një hap përpara për të ardhmen e kontrollit të robotëve, shkruan ata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close