LajmeMaqedoniTopLajm

Reagon Sela: Lubomir Fërçkovski nuk mund ta përfaqësojë Maqedoninë në SHBA

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka quajtur skandal përzgjedhjen e Lubomir Frçkovskit nga ana e Qeverisë për ambasador në SHBA, shkruan gazeta Lajm. Lideri i opozitës shqiptare, tha se Frçkovski ka qenë prijësi i politikave anti-shqiptarë gjatë viteve të nëntëdhjeta, në kohën kur shqiptarët vriteshin për të drejtat elementare, ndaj nuk mund ta përfaqësojë RMV-në në SHBA.

“Fatkeqësisht për personin në fjalë (Lubomir Fërçovskin) nuk duhet të jepen komente. Realisht nuk janë vetëm fjalët e tij kundër shqiptarëve por edhe veprat. Ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme kur shqiptarët vriteshin për flamur. Faktor politik në të gjithë zhvillimet që ndodhën vitet e ’90-ta, kur shqiptarët vriteshin për të drejtat e tyre dhe për tu shkolluar në gjuhën amtare, për universitetin, si dhe shumë e shumë procese tjera të montuara që kishin për qëllim ta zhvendosin vëmendjen nga zhvillimet politike që ndodhin brenda kampit politik maqedonas. Psh. për ta kaluar në plan të dytë aferën “TAT” bëheshin ngjarjet në Bit Pazar, Ladorishtë dhe gjëra të tilla. Prandaj mendoj që është skandal. Por, zakonisht figurat politike rickolohen nëse nuk dalin përpara përgjegjësisë. Ne sot në momentin që flasim vazhdojmë të kemi procese të montuara. U zgjodh një “Sopot”. A është zgjidhur? Për mua JO! Përderisa nuk do të vihen përpara përgjegjësisë njerëzit që i montuan këto ngjarjet, proceset politike do të përsëriten. Fërçkovski hyn në një kastë politike e cila e ka dëshmuar vetën që është e ngarkuar. Unë nuk ndaj bindjen se ai mund ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në SHBA. Por, fatkeqësisht kjo puna e ambasadsorëve është bërë lojë. Më tepër janë shpërblime që ju jepen aktivistëve partiak se sa delegimi i figurave që vërtetë janë diplomat karriere që mund të japin kontribut në promovimin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare”, tha Sela për gazetën LAJM.

Ish ministri punë të Bredshme dhe të Jashtme, Lubomir Fërçkovski, është caktruar nga Qeveria për ambasador të ardhshëm të Maqedonisë në Uashington. Siç raportojnë mediat maqedonase, procedura për sigurimin e marrëveshjes ka nisur dhe pritet përgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Maqedonia e Veriut nuk ka ambasador në Uashington për më shumë se tre vjet, pasi skadoi mandati i ambasadorit të fundit Vasko Naumovski.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close