LajmeMaqedoniTopLajm

Zhernovski e “lavdëroi” Mickoskin: Më në fund gjeti strategji për t’i mbajtur të rinjtë!

Ish-ambasadori dhe anëtari i LSDM-së, Andrej Zhernovski, e komentoi vendimin e SHBA-së për të ngrirë kërkesat për viza imigrimi për qytetarët e Maqedonisë.

Bravo për Mickoskin! Më në fund gjeti ‘strategji’ se si t’i mbajë të rinjtë në Maqedoni – duke bërë që SHBA-ja të mos u japë viza. Jo me paga më të mira, jo me arsim cilësor, jo me institucione të sigurta, por me restriksione ndërkombëtare. Nga njëra anë, qeveria flet se do të bëjë gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në vend. Nga ana tjetër, nën udhëheqjen e saj, Maqedonia përfundon në listën e vendeve për të cilat SHBA-ja pezullon politikën e imigrimit. Nëse ky është plani – atëherë vërtet funksionon: nuk largohesh sepse dëshiron, por sepse nuk mundesh. Kjo nuk është politikë për të rinjtë, por politikë e mbylljes. Në vend që të krijojë kushte që të rinjtë të zgjedhin të qëndrojnë, pushteti krijon kushte për shkak të të cilave bota ua mbyll dyert. Mickoski premton të ardhme në Maqedoni, por sjell izolim. Premton shpresë, por sjell restriksione. Premton perspektivë, por morëm një thirrje për t’u zgjuar nga realiteti, shkruan Top24

‘Marrëdhëniet e tij të shkëlqyera, speciale’ me SHBA-në dhe me Trumpin janë aq të shkëlqyera, sa realiteti na solli tarifa më të larta për produktet maqedonase dhe viza të pezulluara për qytetarët maqedonas. Mickoski tash e dy vjet na bind se është ‘në perimetrin e Trumpit’, prandaj e gjithë kjo është rezultat i marrëdhënieve të paraqitura rrejshëm dhe diplomacisë së dobët. Është e dëmshme ta kërkojmë fajin te SHBA-ja, sepse problemi qëndron te miti i ‘shokut të parë me Trumpin’, mit i krijuar dhe ekzistues vetëm në propagandën e brendshme. Prandaj, ky nuk është problem i Uashingtonit, por i një politike të jashtme të paaftë dhe vetëlavdëruese, që shërben më shumë për strategji PR sesa për mbrojtjen e interesave të qytetarëve maqedonas.

Opozita e vërtetë sot ka obligim ta thotë këtë qartë: derisa Mickoski flet për miqësi, Maqedonia paguan çmimin. Dhe ky është dëshmia më e fortë se ‘marrëdhëniet speciale’ ekzistojnë vetëm në deklaratat e tij – jo në botën reale”, shkroi Zhernovski.

Nga VMRO-DPMNE reaguan me fyerje ndaj postimit.

Andrej Zhernovski është diplomat i pasuksesshëm, ambasador i paakredituar, kryetar komune i dështuar, i cili nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për diplomacinë dhe politikat ndërkombëtare të Qeverisë, sepse e mbajmë mend se derisa ai ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Zaevit, shteti e ndryshoi emrin. Nëse kjo është sukses, le t’i shërbejë për nder. Por Zhernovski sot flet me ironi se Maqedonia do t’i mbajë të rinjtë në vend për shkak të pauzës së SHBA-së për vizat imigrante.

Zhernovski nuk ishte kaq humoristik kur merrte nga 1.000 euro në muaj si menaxher projekti për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shtip, për të cilën fondet ishin siguruar nga qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE-së, por LSDM nuk arriti ta ndërtojë. Duket se atëherë Zhernovskit i përshtatej t’i mbushte xhepat e tij me paratë e qytetarëve, pa punuar asgjë. Zhernovski, si Zaev dhe Filipçe, duhet të jetë pjesë e së kaluarës së politikës, e jo ‘fytyrë e re’ e LSDM-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close