LajmeMaqedoniTopLajm

Instituti i shëndetit publik: Nuk ka nevoj për zgjatjen e pushimit shkollor

Rritet numri i të sëmurëve nga gripi. Vetëm për një javë, numri i rasteve të reja është rritur për 34%. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se këtë vit rritja e numrit të të sëmurëve ka nisur më herët se sa pritej.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup dhe Tetovë, ndërsa deri më tani nuk është regjistruar asnjë rastBerovë, Pehçevë dhe Dellçevë. Sipas analizave, dominon Influenza A H3, por po regjistrohen edhe raste me COVID-19, si dhe me virus respirator sincicial, shkruan Top24

Incidenca më e lartë vërehet te fëmijët. Megjithatë, nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se për momentin nuk ka nevojë për masa shtesë mbrojtëse, as për zgjatjen e pushimit dimëror për nxënësit.

Rekomandohet që, nëse fëmijët kanë simptoma, të mos dërgohen në shkollë apo në çerdhe.

Gjatë kësaj jave është regjistruar edhe një rast vdekjeje nga gripi. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, disa ditë më parë ka ndërruar jetë një grua 75-vjeçare, e cila kishte edhe sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal.

Sipas të dhënave, po rritet edhe numri i hospitalizimeve. Në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtruar 25 pacientë, ndërsa disa prej tyre janë nën mbështetje me oksigjen. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close