LajmeMaqedoniTopLajm

Zhelina mbetet e Lëvizjes Besa, nuk ka rivotim

Gjykata Administrative pranoi padinë e Lëvizjes Besa, e cila paditi vendimin e KSHZ për rivotim ne vendvotimin 2107 ne Zheline.

Gjykata Administrative vendosi ne favor te paditësit Lëvizjes Besa dhe konfirmoi rezultatin zgjedhor paraprak ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Gjatë seancës, në Gjykatën Administrative, palët elaboruan qëndrimet e tyre ku ata të Lëvizjes Besa mbrojtën tezën e tyre se personi që ka votuar me kartë identiteti të skaduar në këtë vendvotim ka pasur të drejtën e votës, sepse me ligjin në fuqi për zgjatjen e afatit të dokumenteve, atij i është mundësuar e drejta e votës. Ndërsa ata BDI-së, nga ana tjetër, mbrojtën tezën se në këtë rast, personi në fjalë ka votuar me letërnjoftim të skaduar duke e bërë këtë votë të pavlefshme. Gjithsesi në fund të seancës Gjykata Administrative ka hedhur poshtë pretendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close