LajmeMaqedoniTopLajm

Subvencionimi i shujtave studentore, studentët: Të hollat nuk i kemi në xhirollogari

Afati i dytë për aplikim për subvencionimin e shujtës studenore përfundoi në fund të muajit tetor. Ky afat u hap për brucoshët dhe studentët që nuk arritën të aplikojnë në afatin e parë për subvencionim të shujtës studentore në vlerë prej 2400 denarë për nëntë muaj. Studentët që anketuam thonë se ende nuk i kanë të hollat në xhirollogari, por ka edhe prej tyre që thonë se kusht për të marrë të hollat është që studenti të jetë i rregullt në ligjerata.

“Edhe më tej nuk i kam të hollat në xhirollogari, por pres që të më paguhen. Ende nuk kam marrë mailin se a është aprovuar kërkesa. Paratë i shpenzoj kryesisht për ushqim”…

“Nuk janë plotsëuar kushtet, duhet të jesh student i rregullt, disa studentë nuk janë të rregullt dhe kjo është arsyeja”…

“Kam aplikaur edhe unë aty por përgjigje ende nuk kemi për asgjë për po ose jo”…

“Do ti shfrytëzojmë, unë jam studente udhëtoj nga Kumanova,për shpenzimet e rrugës dhe për ushqim.”, thanë studentët.

MASh: Studentët duhet ti plotësojnë kushtet ligjore

Nga MASh bëjnë të ditur se ka pasur raste kur shumë student kanë aplikaur nga një mail dhe kërkesa nuk është miratuar, por kjo çështje tani është rregulluar. Ata studentë që kanë plotësuar kushtet ligjore nuk kanë probleme me pagesën e shujtës së subvencionuar.

“MASh ka bërë pagesën e shujtës së subvencionuar për 18.105 studentë të cilët i plotësojnë kushtet e parapara ligjore dhe kanë aplikuar në afatin e parë dhe të dytë. Ndër kushtet që duhet të plotësohen është që studenti të jetë i rregullt, dhe të mos ketë në xhirollogari të ardhura më të larta se paga minimale në vend.”, thuhet nga Mash.

Sipas Ministrisë së Arsimit është pritur që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë 40 mij studentë por që nga fillimi u tregua interesim i dobët për kët masë nga ana e studentëve./ Tvm2

Related Articles

Back to top button
Close
Close