Propozimi është i deputetëve Maja Moraçanin, Monika Zajkova dhe Pavlle Trajanov. Deputetët vlerësojnë se duhet të hapet debat dhe ndryshimet të miratohen për t’u zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ata shpresojnë që paralelisht të zhvillohet edhe debati mbi propozimin për ndryshimin e modelit në një njësi zgjedhore të cilin e dorëzuan javë më parë në Kuvend.