
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi së bashku me ministrin e financave Fatmir Besimi dhe kryetarin e këshillit komunal Bekim Memeti kanë hapur solemnisht bulevrdin e ri si pjesë vazhduese e bulevardit Industrial.
Vlera e këtij projekti kap vlerën 1milion euro dhe ëshë realizuar me mjete nga Banka Botërore, shkruan Top24.
Postimi i plotë i kryetares së Komunës së Tetovës
Ky projekt në vlerë prej afër 1 milion euro, u realizua me mjete nga Banka Botërore, përmes programit “Përmirësimi i shërbimeve komunale 2” (MSIP2) të Ministrisë së Financave të RMV.
– Dy korsi qarkullimi me gjërësi 7m dhe gjatësi 671 m
– Trotuare me gjërësi 2.5 m në të dy anët e rrugës
– Një zonë të gjelbër në mes me gjërësi 3 m
– Linjë të re të ujësjellësit me gjatësi 645 m
– Kolektor për ujërat atmosferik me gjatësi 624 m
– Ndriçim LED i rrugës – 26 shtylla me lartësi 12 m të instaluara në zonën e gjelbër të bulevardit
– Ndërtim i rrethrrotullimit dhe rregullim hortikulturor përgjatë bulevardit
– Zhvendosjen e trafikut nga pjesa qendrore e qyetit si dhe reduktimin e ndotjes
– Rritjen e cilësisë së jetës
– Siguri më e madhe në trafik
– Potencial më të madh për zhvillim ekonomik me një infrastrukturë më të mirë rrugore




