
Dje, lideri i kësaj partie dhe Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi se gjatë këtij muaji do të zhvillohen disa anketa brendapartiake për kandidatët e mundshëm për Kryetar të Komunave, sic njofton KlanM, duke shtuar se udhëheqësia partiake ka të drejtë statutore që të propozojë emra të tyre të kandidatëve.
Në taborin socialdemokrat, sic njofton KlanM, presin që numri më I madh I kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe Këshilltarëve të dihet deri në fund të prillit.
Për momentin jo. Morëm një mësim serioz nga koalicioni me BDI-në, shumë gjëra na goditën në kokë. Distanca erdhi në mënyrë të natyrshme për shkak se koalicioni nuk ishte parimor. Cfarë mësuam nga ky koalicion? Do të formojmë vetëm koalicione parimore, vetëm koalicione të bazuara në respekt të ndërsjellë me vlera dhe politika të njëjta” – tha Filipçe.
Nga ana tjetër, baza partiake, për vendin e Kryetarit të Shkupit, e sheh Orce Gjorgjievskin, Kryetarin aktual të Komunës së Kisella Vodës. Edhe ai disa herë ka deklaruar se pranon këtë sfidë.
Këtu, sic përcjell KlanM, përmendet edhe emri i Boban Stefkovskit, Kryetarit aktual të Komunës së Gazibabës.
Zv/Kryeministri Izet Mexhiti ditë më parë deklaroi se VLEN dhe VMRO – DPMNE planifikojnë paraqitje të përbashkët për zgjedhje lokale me lista të veçanta për Këshilltarë, por me mbështetje të kandidatëve për Kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor.
Lëvizja “Znam”, sic njofton KlanM, pohon se deri tani nuk kanë patur negociata për mbështetje të ndërsjelltë me partnerët e koalicionit.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Maksim Dimitrievski, kohë më parë deklaroi se është duke menduar që sërish të kandidohet për Kryetar të Kumanovës, por se vendimin përfundimtar do ta miratojë udhëheqësia partiake pas analizave dhe anketave që do të zbatohen nëpër bashkësitë lokale



