BotaLajme

Zgjedhje në Venezuelë, dyshohet se sulmi kibernetik nga Maqedonia ndaloi numërimin e votave

Liderët e opozitës dhe vëzhguesit e huaj po u bëjnë thirrje autoriteteve venezueliane të publikojnë detaje të rezultateve të zgjedhjeve që sipas tyre, në bazë të të gjitha sondazheve parazgjedhore, janë të papranueshme, përcjell TV21.

Arsyetimi për mungesën e të dhënave kërkohet në Maqedoninë e Veriut. Prokurori i shtetit të Venezuelës, Tarek Sab njofton se është kryer një sulm kibernetik nga adresat IP në Maqedoninë e Veriut në sistemin elektronik i cili ka ngadalësuar numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale.

Reagoi Ministria e digjitalizimit. Ministri Stefan Andonovski tha se bëhet fjalë për një regjim autoritar që liferon informacione për të cilat nuk ka prova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close