
Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani gjatë ditës ka pritur në takim Dejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali me të cilin bashkëbiseduan për për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në fushën e menaxhimit të krizave, mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve, shkruan Top24
Zëvendësministri Shabani potencoi se Ministria e Mbrojtes do të mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të qëndrueshëm për përballimin e rreziqeve dhe situatave të krizës.
“Shpreha gatishmërinë time për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe ofrimin e një mbrojtjeje më të mirë për qytetarët” tha Shabani.






