
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e cila u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Konferenca iu kushtua forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e politikave klimatike, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe Jessika Roswall, Komisionere Evropiane për Mjedisin, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese.
Gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime dhe ide për avancimin e bashkëpunimit rajonal, zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përshpejtimin e proceseve të harmonizimit me standardet evropiane në fushën e mjedisit dhe politikave klimatike.



