LajmeMaqedoni

Zëvendësministri Shabani: Një sistem i fortë, profesional dhe modern i sigurisë dhe zbulimit nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani sot ishte pjesë e shënimit të ditës së sigurisë dhe zbulimit ushtarak duke pasur rastin të ju drejtohet të pranishmëve rreth sigurisë dhe rëndësisë së zbulimit në kohë të informatava. Shabani thekson se në një kohë kur kërcënimet janë gjithnjë e më pak të dukshme, por shumë më komplekse – nga dezinformatat dhe sulmet kibernetike, deri te rreziqet hibride që zhvillohen me shpejtësinë e teknologjisë. Prandaj, një sistem i fortë, profesional dhe modern i sigurisë dhe zbulimit nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, shkruan Top24

Urime Dita e Sigurisë dhe Zbulimit Ushtarak!
Sot pata kënaqësinë të jem i pranishëm dhe t’u drejtohem të pranishmëve me rastin e kësaj dite të rëndësishme. Jetojmë në një kohë kur kërcënimet janë gjithnjë e më pak të dukshme, por shumë më komplekse – nga dezinformatat dhe sulmet kibernetike, deri te rreziqet hibride që zhvillohen me shpejtësinë e teknologjisë.
Prandaj, një sistem i fortë, profesional dhe modern i sigurisë dhe zbulimit nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.
Përgëzime Drejtoratit për Siguri dhe Zbulim për organizimin e këtij eventi, si dhe respekt dhe mirënjohje e thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme në shërbim të sigurisë së vendit.
Do të vazhdoni ta keni mbështetjen dhe vlerësimin tim maksimal në përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close