LajmeMaqedoniTopLajm

Konkursi në Armatë, Shabani me APEL: Aplikoni të gjithë që plotësoni kushtet, investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore mbetet prioritet kyç i yni

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi ka apeluar të gjithë të rinjtë shqiptarë që të aplikojnë në konkursin e shpallur nga ministria e mbrojtjes. Shabani në apelin e tij u drejtohet të rinjëve nga mosha 18 vjeçare deri në moshën 25 vjeçare të aplikojnë në këtë konkurs brenda afatit duke shtuar se Investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore mbetet prioritet kyç, shkruan Top24

Të nderuar qytetarë,
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs publik për pranimin e 300 ushtarëve profesionalë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky konkurs paraqet një mundësi të rëndësishme për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë profesionale në shërbim të shtetit dhe sigurisë kombëtare.
Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të bëhen pjesë e Armatës.
Për më shumë informacione dhe aplikim: https://mod.gov.mk/…/javen-oglas-priem-na-300…
Investimi në të rinjtë dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore mbetet prioritet kyç për të ardhmen e sistemit të mbrojtjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close