
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi nëpr ofilin e tij ka ndarë thirjen për Akademinë Ushtarake në Armatën e Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirje të rinjëve shqiptarë që të aplikojnë në këtë konkurs pasi sipas tij është një mundësi që nuk duhet humbur, shkruan Top24
NJË MUNDËSI QË NUK DUHET HUMBUR!
Hapet konkursi për Akademinë Ushtarake – një derë e madhe drejt një karriere dinjitoze, me përgjegjësi, nder dhe shërbim ndaj vendit!
Akademia Ushtarake nuk është thjesht një shkollë – është një formim i karakterit, një stil jete dhe një mundësi për t’u bërë pjesë e elitës që mbron të ardhmen tonë të përbashkët.



