BotaLajme

Pas sulmit nga Ukraina, Rusia u jep bankave dritën jeshile për të rrëzuar dronë, punonjësit do të mbajnë armë

Rusia ka miratuar një ligj që i lejon bankës së saj qendrore dhe institucioneve të tjera financiare të mirëmbajnë sistemet e tyre të mbrojtjes dhe të pajisin stafin e tyre për të zmbrapsur sulmet me dronë, sipas një dokumenti të lëshuar nga dhoma e ulët e parlamentit rus.

Ai shtoi se ndërtesa u përfshi nga flakët. Sistemet mbrojtëse nga dronë mund të instalohen pranë bankës qendrore, si dhe pranë Sberbank, bankës më të madhe të vendit, dhe Unionit Rus të Kompanive të Transferimit të Parave. Stafit në këto kompani do t’u lejohet të mbajnë armë.

Sulmi ndaj zyrave të bankës qendrore në Sevastopol ishte i pari në një degë të bankës qendrore që nga fillimi i luftës. Nuk ka pasur raportime për sulme ndaj zyrave kryesore të Sberbank. Dje, të martën, Alexander Shokhin, kreu i lobit më të fuqishëm të biznesit në Rusi, i tha Presidentit Vladimir Putin se kompanitë janë të gatshme të financojnë blerjen e armëve të rënda dhe sistemeve elektronike për të mbrojtur infrastrukturën e tyre nga sulmet me dronë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close