
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin PodGo me Venhar Ramadanin ka folur mes tjerash edhe projektin e ujësjellësit të fshatit Pallçisht të Poshtëm në komunën e Bogovinës duke theksuar se ajo në princip nuk është peson që preferon të mbyllet në zyra por dëshiron të dëgjoj hallet e qytetarëve nga afër dhe të njejtat ti adresoj dhe kanalizoj atje ku duhet, kështu ka ndodhur edhe me fshatin Pallçisht të komunës së Bogovinës me të cilin jam lidhur shumë, shkruan Top24
Zekolli më tej shton se nuk ka aritur të kuptoj se si ka mundësi që ish kryetari për aq kohë qeverisje të mos jetë interesuar për të hartuar një projekt për banorët e komunës së tij, pra, porjektin e kemi hartuar ne punë që është punë që duhet të bëhet nga komuna ndërsa ata është dashur vetëm të aplikojnë as ate se bëri dhe kështu skam aritur të bashkëpunoj me ish kryetarin. Unë premtoj se Pallçishti do të ketë ujë të pijshëm dhe se tani më ka një projekt dhe në thirjen e radhës është projekti më me prioritet, tha Zekolli Shaqiri.



