
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat ka pretenduar se Ergys Agasi është arratisur prej të paktën tre javësh dhe ndodhet aktualisht në Dubai, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri.
Sipas Berishës, të dy ndodhen “tek çunat e Dubait”, ndërsa ai ka shtuar se motra e Ergys Agasit mban postin e drejtoreshës juridike në AKSHI.
Berisha ka deklaruar se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kontrollonin transaksionet financiare të qytetarëve shqiptarë përmes aparaturave të tyre, duke pretenduar se kishin akses në databazat e bankave të Shqipërisë.
“Ergys Agasi, ka të paktën tre javë që është arratisur. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin janë në Dubai janë tek çunat e Dubait. Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoreshe juridike e AKSHI-t. I rregullonte tenderat sic donte familja. Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjitha transaksionet e shqiptarëve. Kishin databazën e Bankave të Shqipërisë dhe kontrollonin të gjitha këto. Paratë që plackisnin në AKSH, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Armand Frangu përdornin si lavatriçe Çopjat”, tha Berisha.



