
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot ka qëndruar në Prekaz për nderë të Epopesë së UÇK-së dhe ditëve të lavdishme të 5,6 dhe 7 Marsit. Fetai përmes një postimi shkruan se është në Prekaz përulemi para ara sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, shkruan Top24
Sot patëm nderin të ishim në Prekaz për t’u përulur para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë vend të shenjtë të historisë sonë, nuk nderojmë vetëm rënien heroike të familjes Jashari, por edhe përpjekjen shekullore të kombit tonë për liri dhe mëvetësi.
Kosova moderne, demokratike, me orientim euroatlantik, është ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare, një luftë ku një komb i tërë u bë pjesë e përpjekjes për liri. Sot, çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar për këtë rrugëtimin dhe të ketë besim të plotë në të ardhmen e sigurt të shtetit të të pavarur dhe sovran të Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!



