LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendës ministri i Kulturës, sqaron pse ishte flamuri i Turqisë në zyrën e tij

Zëvendës ministri i Kulturës nga Lëvizja Besa, Sadat Sulejmani, ka dhënë sqarime të detajuara sot përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook rreth flamurit turk, përkrah atij shqiptar, në zyrën e tij tek ministria e kulturës që u komentua një ditë më parë nga shumë media.
Sulejmani ka hedhur poshtë të gjitha informacionet tendencioze rreth kësaj çështjeje .

Sulejmani tha se disa portale dashakeqe, të paguara nga njerëz që ju pengon puna jonë po shpikin lajme se flamuri i Turqisë i vendosur ne zyrën time ka të bëj me afirmitet ose financim të Lëvizjes Besa nga ana e shtetit turk.

Sipas njeriut të dytë të Ministrisë së Kulturës vendosja e flamurit Turk në zyrën e tij, është për shkak të vizitës që kishin nga një delegacion nga Republika e Turqisë (Universiteti Bandırma Onyedi Eylül), vendosja e flamurit është në suaza të protokollit!

Ky është reagimi i plotë i zëvendës ministrit:

Disa portale dashakeqe, të paguara nga njerëz që ju pengon puna jonë po shpikin lajme se flamuri i Turqisë i vendosur ne zyrën time ka të bëj me afirmitet ose financim të Lëvizjes Besa nga ana e shtetit turk. Këto dhe shpifjet tjera janë të pavërteta. Këto portale nuk e shohin flamurin shqiptar, por syrin e kanë diku tjetër, vetëm e vetëm për të dëmtuar imazhin tim dhe Lëvizjes Besa.

Dëshiroj të ju informoj se vendosja e flamurit Turk në zyrën time, është për shkak të vizitës që kishim nga një delegacion nga Republika e Turqisë (Universiteti Bandırma Onyedi Eylül), vendosja e flamurit është në suaza të protokollit!

Lus portalet që t’i përmbahen etikës gazetareske, e të mos shpifin për nevoja të politikës ditore! U shpreh Sulejmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close