LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendës kryeministri Artan Grubi takon ambasadorin e Hungarisë (Foto)

Zëvendës kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, z.Laslo Duks me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit me vendet antare të Bashkimit Europian.
Postimi i plotë i Artan Grubit
Bashkëpunimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbetet synim kryesor i Qeverisë. Këtë sot gjatë një takimi pune ia potencova ambasadorit të Hungarisë në Shkup, z.Laslo Duks.
Ambasadori Duks më tha se Maqedonia e Veriut do të marrë përkrahje nga Hungaria gjatë procesit të anëtarësimit në BE si dhe theksoi qëndrimin se ne do të kemi mundësi të shfrytëzimit të përvojave hungareze gjatë këtij procesi por edhe në tërheqjen e fondeve për realizimin e projekteve zhvillimore në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close