LajmeMaqedoni

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, drejtone automjetn me 220 km/h

Një shtetas i Kosovës është privuar nga liria pasi policia ka konstatuar se ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.

Drejtuesi i mjetit, me iniciale Sh.Z., i moshës 36-vjeçare, është ndaluar sot në orën 08:41 në parkingun afër Miletkovës nga punonjësit e policisë pranë SPB Strumicë dhe SPB Gjevgjeli.
Ai ka drejtuar një veturë me targa të Kosovës dhe e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 100 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ushtrohet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close