LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha: Tregjet do të regulllohen me mjete nga IPA fondet

  Në kuadër të MBPEU-së është duke u zhvilluar implementimi i projektit “Prezantimi dhe zbatimi i masave për rregullimin e përbashkët të tregjeve”, i financuar nga IPA i Bashkimit Evropian 2015, me një buxhet prej rreth 900,000 euro dhe që do të zgjasë 26 muaj.
Rregullimi i tregjeve bujqësore do të kontribuojë në përmirësimin e konkurrencës, promovimit, cilësisë dhe eksportit të produkteve bujqësore të Maqedonisë së Veriut në tregjet evropiane dhe botërore. Si ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, po punoj për përmbushjen e të gjitha parakushteve, në fushat për të cilat jam përgjegjës, për një fillim të suksesshëm të negociatave me BE.
Sot mora pjesë në nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim midis dy vendeve fqinje, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të cilat do të veprojnë në partneritet të plotë gjatë aktiviteteve të ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close