LajmeMaqedoniRajon

Zemaj: Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë me Kosovën

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj paralajmëroi se nesër mund të largohet kushtëzimi i testit PCR të Maqedonisë së Veriut për shtetasit e Kosovës, përcjell INA.

“Me kolegun tim nga Maqedonia e Veriut kemi qenë në komunikim intensiv. Besojmë që nesër në mbledhjen e tyre të qeverisë do të largohet kushtëzimi i testit PCR dhe të kalojmë në nivel tjetër të komunikimit dhe zbatimin e tjerave masave mbrojtëse të cilat janë evidente” theksoi ministri Zemaj, duke shtuar se gjendja është stabile me koronavirusin.

Sipa tij, kjo situatë do të shfrytëzohet për t’u përgatitur në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen e kapaciteteve për testime.

“Sa i përket menaxhimit të pandemisë jemi në një situatë të mirë ta quaja, stabile por nuk do të thotë që ky lehtësim, frymëmarrje e lehtë për neve dhe profesionistët shëndetësore duhet që të kalojë në anashkalim të masave dhe mbikëqyrje të masave. Përgatitje janë evidente, ne jemi duke përgatitur. Kjo kohë dhe ky presion që ishte i tepërt gjatë muajve të kaluar tash po na jep mundësi të përgatitemi në dy aspekte. E para është infrastruktura e dyta është kapacitetet që ne i quajmë ato humane që janë përgatitja për testime, barëra dhe pjesë të tjera që janë në proces të përfundim e sipër”, tha Zemaj.

Zemaj e ka mirëpritur edhe largimin nga lista e zezë të Kosovën nga disa vende perëndimorë, ai e cilësoi këtë si mundësi për bashkatdhetarët të vijnë në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close