
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili po merr pjesë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku po diskutohet lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka folur edhe për valën e dytë të Coronavirusit në Kosovë, njofton Insajderi.
Zemaj në komision deklaroi se asnjë mjek nuk do të mbetet pa punë.
“Nuk ka angazhim më të madh se punësimi i 1500 specialistëve të ri. I kemi 100 specialistë të papunë. Grupi punues është duke punuar, dhe qeveria e Kosovës do ta jetë prioritet miratimin e tij. Konkursi i parë do të jetë pranimi i specialistëve. Ata që kanë mbetur këtu në Kosovë, nuk do të bredhin rrugëve”, ka deklaruar ai.
Zemaj tutuje tha se nëse respektohen masat, nuk do të ketë valë të dytë. Valën e dytë sipas tij mund ta sjellin ata që nuk përcjellin rekomandimet.
“Data e fillimit të vaksinimit kundër gripit sezonal, do të jetë një muaj më parë se vitin e kaluar. Në nëntor do të filloj shpërndarja”, tha ai.