LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut nën një valë të re të të nxehtit, temperaturat deri në 40 gradë

Maqedonia e Veriut nën një valë të re të të nxehtit, temperaturat deri në 40 gradë

Sot pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e një vale të nxehti, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë periudha me mot të qëndrueshëm, me diell dhe shumë të nxehtë.

Temperaturat më të larta priten gjatë dhjetëditëshit të parë të gushtit, kur në disa rajone të vendit ato mund të arrijnë lokalisht deri në 40 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button
Close
Close