Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka thënë se Ukraina ka 980.000 njerëz të armatosur që luftojnë kundër Rusisë në të gjitha frontet dhe se ushtria ukrainase është “më e madhja në Evropë”.
“Kiev Independent” thekson se Zelenski në atë vlerësim nuk ka marrë parasysh Rusinë, e cila pothuajse tre vjet më parë sulmoi Ukrainën me më shumë se një milion njerëz.
“Ukraina ka ushtrinë më të madhe në Evropë. Pas nesh vjen Franca, e cila ka katër herë më pak ushtarë. “Më duket se francezët kanë 200,000 ushtarë, ndërsa ne kemi 980,000”, theksoi Zelenski.



