
Rusia planifikon fushatë afatgjate ofenzive me fluturake iraniane pa pilot për “lodhje” të Ukrainës, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
“kemi informata se Rusia po planifikon sulme afatgjata duke përdorur fluturake pa pilot Shahed, për lodhje të popullit tonë, mbrojtjen tonë ajrore, energjinë tonë”, tha Zelenski në video-paraqitjen e tij të natës.
Ai theksoi më tej se Ukraina duhet “të veprojë dhe të bëjë gjithçka që terroristët të mos e arrijnë qëllimin e tyre, siç nuk ia dolën edhe në qëllimet e tjera”.
Gjatë disa muajve të fundit Rusia përdorë fluturake iraniane pa pilot për sulme drejt paaftësimit të infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Teherani mohon se Rusia përdorë dronë iranianë.