MaqedoniTopLajm

Zbulohet punëtori e armëve në Saraj të Shkupit, arrestohet 1 person

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje, në fshatin Lubin të Sarajit është zbuluar një punëtori për armatim, njofton SHENJA.

Policia gjatë kontrollit ka ndaluar një makinë të tipit Opel Zafira, të drejtuar nga 38-vjeçari M.Sh. nga fshati Lubin i Sarajit të Shkupit. Policia fillimisht kishte gjetur rreth 300 plumba të kalibit të ndryshëm. Ndërkaq, më pas me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në shtëpinë e 38-vjeçarit në fshatin Lubin, ku policia ka gjetur pjesë të ndryshme të armëve, dy pistoleta për sinjalizim dhe sasi të madhe të municionit.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se M.SH. është privuar nga liria dhe i njëjti akuzohet për shkelje të nenit 396 të Kodit Penal. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close