MaqedoniTopLajm

Zaev: Për 6 mijë denarë e rritëm pagën minimale dhe pagën mesatare

Kryeministri i vendit Zoran Zaev dje në Vallandovë tha se për 4 vjet e kanë rritur pagën minimale dhe atë mesatare për 6 mijë denarë.

“Rezultatet tanimë i kemi. Nuk ka më pagë 8.500 denarë. Paga minimale nuk ishte para qindra vjetësh apo 20 vjetësh 8.500 denarë, por ishte para 3 vjetësh e gjysmë. Sot është 15.200 denarë dhe kjo është pak. Por, kjo pagë minimale bëri përparim pozitiv për të gjitha pagat. Për këtë, para 4 vjetësh paga mesatare në vend ishte 22 mijë denarë, sot është 28 mijë denarë. Për 6 mijë denarë e rritëm edhe pagën minimale, edhe pagën mesatare”, deklaroi Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close