Rajon

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë e Greqisë kanë zbuluar një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak në Gjirokastër.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, ky arsenal i përkiste një personi të dyshuar si vrasës më pagesë. I njëjti ka rënë në prangat e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar dy ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Policia ka sekuestruar tre armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe pesë krehra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close