LajmeMaqedoniTopLajm

MPB me kallëzim penal kundër sulmuesit në studion e “Infomax”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është ngritur kallëzim penal kundër G.S. (43) nga Shkupi, i cili me forcë hyri në studion e “Infomax”, njofton Top24

“Njësia për Krim të Dhunshëm – Departamenti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër G.S. (43) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale dhunë dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas kallëzimit paraprak nga A.M., moderatori i emisionit “Infomaks”, dhe pas masave të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policorë, është zhvilluar bisedë me të dëmtuarin dhe dëshmitarët e ngjarjes, janë siguruar video-incizime nga kamerat e sigurisë, është zhvilluar bisedë zyrtare me të dyshuarin dhe janë dokumentuar mesazhet kërcënuese nga i dyshuari ndaj të dëmtuarit. I dyshuari është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka shqiptuar masën e paraburgimit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close