KurioziteteLajme

Zbulohet mumja që mund të rishkruajë historinë

Zbulimi i një mumjeje në një varr në një pikë pranë Sakara, në jug të Kajros, ka zgjuar shkencëtarët.

Mumja, e cila vlerësohet të jetë 4000 vjeçare dhe e zbuluar në një varr me mbishkrimin “Miku i vetëm i Faraonit”  do të rishkruajë në libra historinë e mbretërisë dhe mumifikimin nga Mbretëria e Vjetër .

Eshtrat, të cilat u përcaktuan se i përkisnin një fisniku të rangut të lartë të quajtur Khuwy, u gjetën në të vërtetë në vitin 2019.

U kuptua se trupi, i cili arriti të mbijetonte me mumifikim, është një nga mumiet më të vjetra egjiptiane të zbuluar dhe bërë me teknika komplekse.

“Nëse kjo është vërtet një mumje e Mbretërisë së Vjetër, të gjithë librat mbi mumifikimin dhe historinë e Mbretërisë së Vjetër do të duhet të rishikohen,” tha profesoresha Selime Ikram, nga Universiteti Amerikan në Kajro.

Ekspertët e mumjeve mendonin se në Mbretërinë e Vjetër ky proces ishte shumë i thjeshtë dhe jo gjithmonë realizohej me sukses.

Për shembull, mbizotëronte një pikëpamje se truri nuk hiqej, dhe vetëm herë pas here hiqeshin organet e brendshme.

Ikrami tha: “Vërtet, pamja e jashtme e të ndjerit ishte më e rëndësishme se e brendshme”, duke shtuar:

”Për më tepër, përdorimi i rrëshirave në mumiet e Mbretërisë së Vjetër të regjistruara deri më tani është shumë më i kufizuar. Nga ana tjetër, kjo mumje të jep përshtypjen e një mumifikimi krejtësisht të ndryshëm të bërë me rrëshira dhe tekstile. Në fakt, duket më shumë si mumiet e gjetura një mijë vjet më vonë.

Zbulimi do të përfshihet gjithashtu në serinë e dokumentarëve të National Geographic, Thesaret e Humbura të Egjiptit, që do të fillojë më 7 nëntor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close